Tahiri e Jashari pajtohen për bashkëpunim në fushën e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, ka vizituar të hënën Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, të cilin e ka njoftuar për agjendën legjislative të kësaj ministrie, e cila sipas tij synon rritjen e kapaciteteve të sektorit të sundimit të ligjit, në veçanti fuqizimin e gjyqësorit.
Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar rëndësinë që ka institucioni i Avokatit të Popullit, në adresimin e shqetësimit të qytetarëve që kanë lidhur me punën e të gjitha institucioneve publike.
Më tutje, Tahiri e Jashari janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që qytetarëve t’ju ofrohet drejtësi më efikase. Ata kanë theksuar se bashkërendimi i veprimeve me akterët e drejtësisë do të ndihmonte në adresimin më të shpejtë të problemeve, që përfundimisht do të mundësonte qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët.