Tahiri e njofton Apostolovën me prioritetet e tij në këtë mandat qeverisës

09 qershor 2020 | 17:31

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka takuar sot shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, të cilën e ka njoftuar lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin e qeverisë në procesin e integrimit evropian.

“Konfirmova se ekziston një përkushtim që të vazhdojmë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri Tahiri ka treguar se shefen e zyrës së BE-së e ka njoftuar me prioritetet e tij për ketë mandat qeverisës.

“Top prioritetet e mia në këtë mandat janë avancimi i reformës së administratës shtetërore, modernizimi dhe evropianizimi i saj, forcimi i partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare, demokratizimi dhe gjithpërfshirja publike e civile”, ka deklaruar Tahiri.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Silva do të largohet nga Paris Saint Germaini në…