Tahiri e njofton Soltesin për reformat shtetërore

06 qershor 2018 | 11:52

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar për procesin e reformave në administratën e shtetit.

Tahiri në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar  se mysafirin e ka njoftuar për progresin që është bërë në hartimin e pakos së tri ligjeve që rregullojnë administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, si dhe për fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë, i cili ndër të tjera do të rregullojë numrin e ministrive dhe atë të zëvendësministrave.

“Po ashtu, u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të reformave të thella në Prokurimin Publik, me ç’rast e njoftova edhe për vullnetin politik të Kryeministrit që sa më parë të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit të Qeverisë për këtë fushë. Eurodeputeti Soltes më inkurajoj që këto reforma të shtyhen përpara si çështje shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe për vet rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE”, ka shkruar Tahiri.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim (LB) ka reaguar në lidhje me gjendjen…