Tahiri e përmbyll vizitën e tij në Uashington me ambasadorin Walker

21 shtator 2022 | 22:49

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se vizitën e tij në Uashington e ka përmbyllur “me një darkë të shkëlqyeshme me njeriun që i dha shpresë dhe besim luftës dhe lirisë tonë, ambasadorin William Walker”.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se Walker ishte shefi i tij i parë.

“Punën e parë e nisa në organizatën të cilën ai e udhëhiqte. Pa kurajën, sinqeritetin dhe guximin e tij për ta thënë të vërtetën në Reçak, sot vështirë që Kosova do të ishte e lirë. Si komb, si vend, si shtet dhe institucione i kemi borxh ambasadorit Walker”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dalë në krah…