Tahiri e quan jofunksional Kuvendin, kërkon të debatohet për ngritjen e çmimeve e gazsjellësin
01 nëntor 2021
| 12:08
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, e ka quajtur të dështuar mosmbajtjen e mbledhjes së Kryesisë edhe pse ka thënë se për këtë janë marrë vesh të gjithë.
Tahiri ka thënë se Kuvendi është jofunksional, duke kërkuar që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazsjellësit.
“Për neve është me rëndësi që të mbahen dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështjen e projektit të gazit”, ka thënë Tahiri.
Më tutje, ai folur edhe për Ligjin e Pagave, duke thënë se kjo Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.