Tahiri e quan skandaloze përfshirjen e Rezolutës 1244 në statutin e Asociacionit
13 nëntor 2023
| 11:56
Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ish-kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur “skandaloz” përmbajtjen e draftit të Asociacionit të publikuar.
“Kosova shtet i UNMIK-ut sipas Kurtit, Rezoluta 1244 pjesë e statutit te Asociacionit, skandaloze, e papapranueshme”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”