Tahiri e quan të papërgjegjshme shumicën parlamentare
29 qershor 2021
| 16:58
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se me dështimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është duke u dëshmuar papërgjegjësia e mazhorancës.
“Ashtu siç jeni prezent edhe ju kjo është mbledhja e dytë që dështon në mungesë të kuorumit dhe kjo tregon që po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme. Ka një mos vullnet në udhëheqjen e institucioneve të Kosovës. Mazhoranca është e pa përgjegjshme pavarësisht që qytetarët i kanë besuar mbi 50 për qind dhe mazhoranca janë ata njerëz që i kanë zënë zyrat qeveritare dhe nuk e dimë se për çfarë janë”, ka thënë Tahiri.