Tahiri e Veseli diskutojnë për sektorin e gastronomisë

05 shtator 2020 | 13:40

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është takuar me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me të cilin ka diskutuar për situatën në sektorin e gastronomisë.

“Ministri Veseli më informoi për kërkesat e sektorit të gastronomisë dhe kërkoi që si qeveri të marrim vendim për lirimin e masava për këtë sektor. U dakorduam që të hënën të diskutojmë me Ministrin e Shëndetësisë për këtë temë, para mbledhjes së Qeverisë se kur duhet të marrim një vendim për gastronomi”, ka thënë Tahiri pas takimit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë, pas vlerësimit…