Tahiri: Edhe e ofruan Asociacionin edhe morën grushte nga treshja evropiane
17 maj 2024
| 11:38
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes një statusi në “Facebook” duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas Tahirit, pushteti e ofroi Asociacionin, por mori grushte nga Gjermania, Franca dhe Italia.
“… E rrezuan Kosovën në dy gjunjë. Kurrë Kosova nuk ka lejuar te rrëzohet as në luftë as në paqe deri sot. Është një porosi kur deveja i thotë pronarit para se ta përfundon jetën që të gjithë e dimë – në këtë gjendje te mjerueshme kemi rënë, fatkeqësi katastrofale…”, ka shkruar Tahiri.