Tahiri: Eksperimentimi me ligjbërje në këtë qeveri po vazhdon
09 mars 2024
| 16:45
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se eksperimentimi me ligjbërje në këtë qeveri po vazhdon, duke parë që dje qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë ditë konsultim publik.
“Është tepër e qartë se përmes një procesi jo-transparent ligjor dhe të mbyllur për publikun po synohet kapja e administratës së shtetit dhe partizimi i shërbimit civil. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe se do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese brenda afateve ligjore. Kjo ishte porosia ime sot, në konferencën për media”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.