Tahiri: Emigrimi, fenomeni më i dhimbshëm që e ka goditur Kosovën

02 dhjetor 2024 | 12:48

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë të hënën në Kuvend se fenomeni më i dhimbshëm që më së shumti e ka goditur Kosovën, është emigrimi i qytetarëve të vendit.

Sipas tij, për tri vjet, nga 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar Republikën e Kosovës.

“Cila është pamja sot? Fenomeni më i dhimbshëm që më së shumti e ka goditur Kosovën është emigrimi i qytetarëve të Kosovës. Bazuar në statistika gjatë këtyre katër viteve, 2021 – 2022 del që rreth 50 mijë qytetarë e kanë leshur Kosovën brenda vetit, pra për tri vjet radhazi nga 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin. Këto janë shifra tmerruese”, ka thënë Tahiri, pas fjalimit të Albin Kurtit për katër vjet qeverisje.

Tahiri, po ashtu ka thënë se rreth 600 mjekë e kanë lëshuar vendin.

“Pra, rreth 600 mjekë e kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në Evropë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e rëndë kundër Atleticos së Madridit (0-5) i ka…