Tahiri: Ende s’kemi ardhur në përfundim për rolin e EULEX-it pas qershorit
08 mars 2018
| 10:33
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që i bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka folur edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.
Ministri Tahiri ka theksuar se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti.
“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX-it. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij institute. Angazhimi i EULEX-it ka qenë i madh. Në momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë”, ka deklaruar Tahiri. (Ksp)