Tahiri: Enver Hoxhaj ose Bedri Hamza kandidat për kryeministër

22 dhjetor 2020 | 22:08

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është çështje orësh se kur PDK’ja do të publikojë emrin e bartësit të listës së partisë së tij, teksa ka thënë se emrat kryesorë janë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dhe Bedri Hamza, kryetar i këtij grupi parlamentar.

Tahiri këto deklarata i ka dhënë në ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se PDK qëndron më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara për kah votat, përcjell Gazeta Express.

“PDK është në një pozicion shumë më të volitshëm sesa në zgjedhjet e 6 tetorit. Çështje orësh është se opinioni publik do e marrë lajmin se kush do kandidojë për PDK. Unë mendoj që padyshim do të jetë njëri prej tyre (Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj)”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka arsyetuar edhe pretendimin e tij për degradim të skenës politike, teksa fajin ia hedhë LVV-së dhe LDK-së.

“Ajo çka na bon me besu në radhë të parë është degradimi i madh që iu është bërë skena politike. Faktorët kryesor të këtij degradimi janë LDK dhe VV. Nuk ka ndodhë ndonjëherë në historinë tonë parlamentare që të mos kalojnë ligje e marrëveshje ndërkombëtare. Si deputet më vjen marre me marrë pjesë në këto seanca”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova…