Tahiri: Faktet dëshmojnë se ambasadori Berishaj është i përfshirë në krim të organizuar

28 prill 2022 | 11:53

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Kroaci është i përfshirë në krim të organizuar.

Ai ka thënë se Berishaj vazhdon të jetë edhe në pozitë, dhe po ashtu të ketë pasaportë diplomatike.

“Faktet dëshmojnë se ambasadori i Kosovës në Kroaci është i përfshirë në krim të organizuar dhe vazhdon të jetë edhe në pozitë edhe të ketë pasaportë diplomatike. Këto janë fakte të pamohueshme. Ky njeri ka bërë mashtrim të madh, madje, ka keqpërdorë edhe imunitetin diplomatik të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një modele 23-vjeçare, e cila është në lidhje me një…