Tahiri: Faturat e larta të energjisë, goditje e radhës për familjet nga qeveria Kurti
26 dhjetor 2023
| 16:55
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për rritjen e faturave të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se në vitin e tretë të qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie.
“Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.