Tahiri: Fehmi Agani ishte ideologu i lëvizjes për liri e pavarësi
06 maj 2019
| 18:06
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka përkujtuar profesorin Fehmi Agani në 20-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat serbe.
Ajo ka thënë se profesor Agani ka qenë ideologu i lëvizjes për liri e pavarësi.
“Sa shumë na mori malli, sa shumë kemi nevojë për prof. Fehmi Aganin! Profesor Agani ishte ideologu i lëvizjes për liri e pavarësi. Koka e tij e mençur i pengonte okupatorit serb, prandaj e vrau me një plumb në ballë gjatë luftës, sot para 20 vitesh. Po ju sjell disa foto me të nga vizita jonë në Amerikë, në Boston”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/