Tahiri fillon stërvitjet në Kinë
01 shkurt 2022
| 15:50
Albin Tahiri ka zhvilluar stërvitje sot në Qendrën Skitare në Yanqing të Kinës, për t’u ambientuar me kushtet klimatike dhe temperaturat e ulëta. Shtegu për përgatitje në garën e lëshimit hapet të enjten.
Ndërkohë, Kiana Kryeziu nis përgatitjet nesër (e mërkurë). Ajo do të përgatitet për sllallom të madh.