Tahiri: Flakron Shala kishte përgatitjet e duhura për konsull

10 dhjetor 2020 | 14:11

Çështja e emërimit si konsull të Flakron Shalës, djalit të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala është kthyer të enjten në çështje diskutimi në Kuvendin e Kosovës.

Kjo çështje u ngrit në seancën e Kuvendit të Kosovës nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ajo u është drejtuar me një pyetje përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, rreth asaj nëse emërimi i Shalës ka qenë “pazar politik” për votimin e qeverisë nga ana e deputetit Haxhi Shala.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri e ka mohuar një gjë të tillë.

Ai ka deklaruar se personi në fjalë  ka përgatitje të duhur akademike.

“Ai ka përcjell të gjitha procedurat dhe fatmirësisht apo fatkeqësisht ka qëlluar të jetë djali i Haxhi Shalës”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se “nuk është gjë e duhur që me një diskurs të tillë të sulmohen fëmijët e politikanëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, ka vizituar të enjten Komunën…