Tahiri: Gabim shumë i madh nëse nuk ecin tutje me Trustin
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse nuk ecet tutje me Trustin është gabim shumë i madh.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka dështuar të caktojë seancë të re për shkak të kuorumit, Tahiri ka thënë se tashmë janë pjekur kushtet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Ne presim që të ketë ndonjë opsion, propozim, ndonjë ide, ndonjë pozicion në mënyrë që Trusti të kalojë. Në qoftë se mbetet në këtë fazë shihet se qeveria s’ka asnjë lloj vizioni në raport me qytetarët dhe s’ka politikë aktive në raport me kërkesën e cila është burimore”.
“Argumenti se Trusti ndikon në politikat makrofiskale është gabim sepse Trusti s’ka kurrë një kontribut. Sa i përket inflacionit është një gabim i jashtëzakonshëm që bën ministri i Financave e që shihet që s’ka ide në raport me kontributin që do të bënte Trusti, me impaktin që do të ketë në Kosovë”, ka thënë ai.