Tahiri garon nesër, synon top 15-shën
09 shkurt 2022
| 17:24
Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, do të garojë nesër (e enjte) në kombinim alpin, disiplinë kjo që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi, raporton “Epoka e re”.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë më dije se Tahiri synon që të renditet në top 15-she.
“Meqenëse numri i garuesve është vetëm 27 sosh, shkaku i mungesës së normave olimpike të skitarëve në të dyja disiplina, skitarit tonë i janë shtuar ambiciet për të përfunduar në mesin e 15 më të mirëve në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.