Tahiri i gatshëm për mbulimin financiar të hetimeve për vdekjen e Astrit Deharit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj për vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka shprehur gatishmërinë e tij për zbardhjen e këtij rasti.
Po ashtu ai ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen financiare të hetimeve për zbardhjen e rastit.
“Kam dërguar letrën Aleksandër Lumnezit ku kam shprehur gatishmërinë edhe financiare për zgjidhjen e rastit, brenda apo jashtë vendit. Me qëllim të ofrimit të mbështetjes, i kam kërkuar Qeverisë ndarjen e 50 mijë eurove. Tutje, se bashku me kryeministrin Haradinaj kemi pritur prindërit e Astritit, të cilët kanë kërkuar që hetimet të bëhen në Lozanë të Zvicrës. Prokurori i rastit ka vendosur kontaktet dhe jemi duke pritur rezultatet e bashkëpunimit institucional”, ka thënë Tahiri.