Tahiri gjen mjete për Zonën e Lirë Ekonomike
Vetëm pak pasi e ka bërë publike idenë e tij për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri, ka thënë se për fillimin e realizimit të projektit të Zonës Ekonomike ka gjetur mjete financiare.
I pari i Vushtrrisë ka takuar drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe me ta ka biseduar për jetësimin e projektit të tij për Zonën e Lirë Ekonomike në Lumadh, por edhe për mbështetjen që Komuna mund t’ua ofrojë bizneseve
Ai ka takuar edhe disa prej bizneseve me të cilët kanë biseduar për problemet e tyre, si dhe kanë shqyrtuar mundësitë e përkrahjes së bizneseve për të siguruar zhvillimin ekonomik lokal të qëndrueshëm, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Kryetari Tahiri tha se Komuna është shumë e interesuar që të krijojë kushte të favorshme dhe mbështetje për zhvillimin e bizneseve në Vushtrri “sepse ato janë bartëse të punësimit dhe të zhvillimit ekonomik lokal dhe se Komuna do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat që mbështesin fuqizimin e bizneseve.