Tahiri: Gjykata Kushtetuese mund të vendos pro dekretit të presidentit

25 maj 2020 | 16:26

Ramush Tahiri, njohësi i çështjeve politike ka thënë se Gjykata Kushtetuese,  mund të vendos që dekreti i presidentit është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërsa vendimin për pezullim nga Gjykata Kushtetuese e sheh si të pritshëm. “Pa paragjykuar unë mendoj se Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit do të vendos se Dekreti i Presidentit të Kosovës për dekretimin e propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që për Mandatar për formimin e Qeverisë të jetë Avdullah Hoti është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 me të cilat e kundërshton dekretin nuk qëndrojnë sepse në demokracitë parlamentare Qeverinë gjithmonë e krijon shumica parlamentare ndërsa subjekti politik fitues me Kushtetutë e ka të garantuar se e merr mandatin e parë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve por ai nuk e bënë Qeverinë pa i siguruar votat e nevojshme në Kuvend, sepse Kuvendi me shumicë votash, së paku 50 për qind plus 1 e voton dhe e zgjedhë Qeverinë e Republikës së Kosovës e jo populli në zgjedhjet e drejtpërdrejta. Në historinë parlamentare nuk njihet rast e as që ka shembull që partia ose koalicioni fitues edhe nëse i ka 49 për qind të votave përkatësisht të vendeve të deputetëve në Kuvend mund ta bëjë Qeverinë pa i pas votat e nevojshme që është më shumë se gjysma e të gjithë deputetëve të deklaruar me votë, duke konsideruar se e drejta për me e pas mandatin nuk do të thotë edhe e drejtë se patjetër e realizon suksesshëm mandatarin pasi kjo nuk bëhet me dekretim të presidentit, e as me drejtën e të parit po me aktin e votimit në Kuvend”, ka thënë Tahiri për “infosot”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga Coronavirusi…