Tahiri: Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as të kërcënohet
31 mars 2018
| 19:09
Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e kritikojë Haradinajn për qëndrimin e tij kundër deportimit të shtetasve turq.
Tahiri ka thënë se Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as të kërcënohet.
“1. Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.
2. Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit ‘Deportimi’”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Besnik Tahiri.
/Epoka e re/