Tahiri, Haxhiut: Me ty mund të flas për vajin në tepsi dhe gruan e frizerit, për drejtësi jo

06 prill 2023 | 15:21

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar suspendimin e shkarkimin e prokurorëve që kanë shkelje disiplinore.

Tahiri ka reaguar kështu në seancën e Kuvendit të së enjtes, në vazhdën ku ministrja Haxhiu po komenton vendimet e sistemit gjyqësor.

“Me ty muj me folë për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun tënd, për higjienën në Ministrinë e Drejtësisë, por për drejtësi s’mund me fole. Ku ke pa në vend të botë që me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplinore. Ky është cenim i drejtësisë, pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për rrëzimin e Projektligjit për KPK-në, amendamentet për veting dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë.

“Ato amendamente të cilat grupi jonë parlamentar e ka dhënë konsensusin, ato do të shpallen në kundërshtim me Kushtetutën. Jemi të vetmit që në këtë Kuvend që mujmë me e ba e dimë me e ba, pra ju nuk dini. Me ta shpallë projektligjin për KPK-në, amendamentet për veting, Ligjin për Konfiskim të Pasurisë”, ka deklaruar ai, dike e quajtur bandit zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Me një zëvendësministër bandit që e keni të akuzum për fajde e haraç, s’mundeni. Kemi me ju mujtë edhe në Gjykatë Kushtetuese edhe kudo. Ku e ki Gjykatën e Punës, Gjykatën Administrative, atë të gatshme e kam lanë. Po ju s’keni lidhje me sundim të ligjit”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është preferencë për Jose Mourinhon, por ky detaj ka…