Tahiri, Hillit: Kërko njohjen e Kosovës nga Serbia

20 mars 2024 | 10:56

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili vazhdimisht është duke kërkuar nga Kosova përmbushjen e obligimit për Asociacionin.

Ajo ka kërkuar nga diplomati amerikan që t’i kërkojë edhe Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Tahiri ka shkruar  në “Facebook” se themelimi i Asociacionit shkon vetëm me njohje.

“Ambasadori Hill po e shoh se po pohon se Kosova do ta bëj Asociacionin, por ai duhet të pohoj se Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës, sepse është atje ambasador. Asociacioni shkon vetëm me njohje de jure nga Serbia! Dhe fakti se Serbia do ta njoh Kosovën si kusht për të hyrë në BE, fakt i konfirmuar nga shteti gjerman në kohën kur isha unë kryenegociatore. Mirëpo deri të hyrja e Serbisë në BE shkojnë disa vjet, 7 ose 8 vjet. Prandaj këtë kushtëzim, ‘Asociacion për njohje’ duhet ta zgjidh BE-ja vet..”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, ka folur…