Tahiri: Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshoj askush

05 nëntor 2020 | 13:21

Ish-ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka bërë me dije se historinë e lirisë nuk mund ta ndryshoj askush, raporton “Epoka e re”.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë në krye me liderët e saj.

“Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshoj askush. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të  drejtë në krye me liderët e saj, e mbështetur nga populli trim i Kosovës. UÇK-ja ia dha grushtin e fundit okupatorit serb, e paraprire nga LDK-ja dhe shumë rezistenca shqiptare për 100 vjet. Jemi dhe duhet të jemi krenar me historinë tonë dhe gjithë shqiptarët që bëmë këtë histori të lavdishme, duke i dhënë fund gjenocidit serb dhe duke siguruar që kurrë ma nuk do të ndodh”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas konfirmimit të…