Tahiri i AAK-së: Jemi në terr informativ për dialogun

02 mars 2023 | 11:29

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për planin evropian është publik tash e sa ditë.

Ai ka thënë se e mbështetë kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, duhet që të diskutohet kjo çështje, pasi ai thotë së janë në një terr informativ sa i përket dialogut.

“Qëndrimi i AAK-së, për marrëveshjen është publik tash e sa kohë. Ne publikisht e mbështesim këtë marrëveshje, mirëpo kemi dilema. Ka dilema që duhet t’i trajtoj ky kuvend. Kjo nuk është luftë ndërpartiake. Jemi në terr informativ për dialog. Unë e mbështes kërkesën e Abdixhikut, mendoj se duhet t’i ketë dy forma e tha edhe Memli Krasniqi, ose vazhdojmë me debatin, ose e nisin një debat të ri dhe i japim argumentet tona. Ne mendojmë se edhe faktori ndërkombëtar, qasja dyvjeçare ka vendos qosh. Ne e mbështesim këtë debat”, ka thënë Tahiri në kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë fjalën në seancë…