Tahiri i AAK-së: Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë projekt që do të mbahet mend
11 nëntor 2024
| 12:00
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti është qeveria më e dështuar në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo qeveri për mandatin katërvjeçar ka pasur në dispozicion 12 miliardë euro, por që nuk ka bërë asnjë projekt që do të mbahet mend për këto vite.
“Qeveria për katër vjet ka pasur 12 miliardë euro buxhet, në këto 12 miliardë euro a ka ndonjë projekt që është nisur dhe është përfunduar, përveç urës së Saradranit. Është ky kabinet që ka dhënë premtim që do t’i rris pensionet. Sa i ka rritur? 20 euro. Po është rritur ekonomia, 240 milionë euro ia keni dhënë dostave të juaj përmes tenderëve njëburimor”, ka thënë Tahiri në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për buxhetin e shtetit për vitin 2025.