Tahiri i AAK-së: Kurti është bërë humorist
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti humorist, duke thënë se ai e ka humbur fuqinë e tij politike.
Sipas Tahirit, Kurti s’ka kujdes as ndaj njerëzve që i ka në Lëvizjen Vetëvendosje, “e lërë më për opozitën dhe partitë e tjera”.
Më tutje, Tahiri e ka ftuar Kurtin të përballet me zgjedhje.
“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.