Tahiri i AAK-së: Kurti nuk do t’i marrë më 50 për qind të votave
15 janar 2024
| 14:31
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti është e gatshme për zgjedhje dhe se vitin 2024 është vit zgjedhor.
Në konferencën për medie pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri pret që zgjedhjet të jenë të rregullta për shkak se siç është shprehur ai “nuk ka shanse Albin Kurti me qeverinë e tij ta lërë këtë privilegj, për shkak se mirë e di që kurrë më nuk do ti marrë 50 përqindëshin”.
“Viti 2024 është vit zgjedhor dhe se AAK-ja hynë më e përgatitur se kurrë. Aleanca do të jetë boshti politik i qytetarëve, subjekteve tjera politike, të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me ia dhënë vendimin e duhur kurdo që të mbahen zgjedhjet”, ka thënë Tahiri.