Tahiri i AAK-së: Kurti nuk guxon të sillet si monark
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk guxon të sillet si monark.
Këtë deklaratë, Tahiri e ka dhënë teksa ka folur për mungesën e zhvillimit ekonomik, Ligjin e pagës minimale dhe atë të Pagave.
“Sot diskutuam tri çështje dhe si grup parlamentar e shohim të rëndësishëm raportimin e Kurtit në Bruksel dhe është e pahijshme një sjellje prej një monarku. Është e pafalshme nëse veprimet dhe qasja ta dëmtojë vendin dhe kjo të mos diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk kemi par asnjë draft dhe nuk e dimë se çfarë ka aty. Kushtetuesja ka parapa vijat e kuqe dhe pas atij vendimi nuk guxon të dalë askush”, ka thënë Tahiri, duke iu referuar pranimit nga Kurti të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.