Tahiri i AAK-së, Kurtit: Nuk mbahet shteti me lëmoshë e donacione

17 maj 2021 | 11:57

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka folur në Kuvend për programin qeverisës të prezantuar nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se programi qeverisës do të duhej të fokusohej më së shumti në ekonomi, pasi ky sektor ka marrë goditje të madhe nga pandemia, shkruan lajmi.net.

“Aty në program ju synoni vaksinimin e 60 për qind të popullatës, kurse ju tani e keni buxhetin e deri tani nuk keni bërë asgjë. Nuk mbahet shteti me lëmoshë, nuk mbahet shteti me donacione. Ju keni bërë diçka që nuk e ka bërë askush në botë, e keni mbyllur vendin për 12 ditë, duke e goditur fuqishëm kështu ekonominë e vendit. Ky program është dashur ta ketë objektivin ‘ekonomi, ekonomi, ekonomi’, pasi që ky sektor është goditur më së shumti”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se Kurti do të udhëtojë të martën për takim me zyrtarët e Serbisë dhe BE-së për dialog, por ende nuk  ka prezantuar ndonjë dokument që tregon parimet e tij në raport me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Ulqinit prej dekadash mbetet destinacioni turistik për qytetarët…