Tahiri i AAK-së: Ligji për zyrtarët publikë s’duhet të kalojë, i bëhet dëm i madh Kosovës

23 shtator 2024 | 12:53

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 26 shtator, do të votohet Projektligji për zyrtarët publikë, ku sipas tij, qeveria nuk po heq dorë pavarësisht komenteve të BE-së që ky projektligj të mos kalojë në këtë mënyrë.

Ai ka thënë se me këtë projektligj qeveria po synon ta kap administratën shtetërore dhe si i tillë ky projektligj nuk duhet të kalojë.

“Në rend dite është votimi për ndryshimin dhe plotësim për Ligjin për zyrtarët publikë. Edhe përkundër faktit që ka pasur një koment nga BE-ja, nga Komisioni i Venecias vazhdon kjo qeveri që përmes këtij ligji ta kap administratën e Kosovës. Kjo qeveri vazhdon të kenë një numër të madh të u.d-ve. Ky ligj po ashtu synon që të gjithë nivelin e mesëm ta partizoj. Ky ligj duhet të bie dhe nuk duhet që të kaloj sepse i bëhet një dëm i madh Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Alberto kaloi këtë verë nga Lazio në kampionatin e…