Tahiri i AAK-së: Na patën lodh ‘krejt dhe drejt’, sot s’vijnë në debate
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e LV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga opozita.
Tahiri ka thënë se debati i sotëm në lidhje me skandalet në KEK, është i katërti me radhë e në të cilin nuk po merr pjesë mazhoranca.
“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton Kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh ‘krejt dhe drejt’. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër po ashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu. As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”, ka thënë Tahiri.