Tahiri i AAK-së, pushtetit: Qepa, biberi i zi dhe kastraveci, sekrete shtetërore? A nuk po ju vjen marre?
14 tetor 2024
| 15:14
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër lidhur me temën e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Tahiri ka thënë se si është e mundur se si qepa, biberi i zi dhe kripa të bëhen sekrete shtetërore.
“Qepa sekret shtetëror, biberi i zi, kastraveci sekret, kripa. Nuk iu vjen marre me fol kështu? Me çfarë logjike e trajtoni këtë temë me këtë papërgjegjësi? Turpi do t’iu mbulojë, dhe me këtë turp nuk do të vini të ballafaqoheni asnjëherë, se gjithçka që po ndodh po ndodh me plan, plani dihet: korrupsioni, fshehtësia”, ka thënë Tahiri.