Tahiri i AAK-së thotë se e ka lexuar draftin e Asociacionit për 45 minuta: Këto janë dy pikat kundërkushtetuese
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin e Asociacionit dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Tahiri tha se ai dhe Ramush Haradinaj e kanë parë draft-statutin për 45 minuta.
Tahiri ka ndarë dy nene të cilat sipas tij, janë kundërkushtetuese.
“Janë dy çështje që duhet të sqarohen këtu. E para ne e kemi parë draftin. Unë dhe Ramush Haradinaj të dytë të ulur për 45 minuta kemi qenë tu e lexu. Unë dhe Ramush Haradinaj e kemi pasur draftin në dorë. Unë kam dalë në konferencë me të. Drafti në bazë të leximit tim, aty është goxha I pasur dhe nëse mund t’’ them dy ose tri vlerësime preliminare, po I jap sonte. E para Ramushi në konferencë ka thënë se komentet për draftin i japim pasi që Gjykata Kushtetuese ta bëjë një vlerësim, për shkak se dy klauzola. Janë dy nenen ku flitet në mënyrë eksplicite të saktë, ku thotë se do të hyjë në fuqi kur Gjykata Kushtetuese do ta validojë këtë draft. Edhe për tek simbolet pak a shumë e thotë të njëjtin send. Thotë se Asociacioni do ta ketë stemën e vet, flamurin e vet por ato do të jenë në frymën e Kushtetutës.
Aty janë për mua tri-katër probleme shumë të mëdha. Problemi I parë është neni 42. Neni 42 lidhet drejtpërdrejt me Komisionin e Arbitrazhit. Çka është ky komision? Është një trupë e cila do të duhet të zgjidhte papajtueshmëritë, kontestet mes nivelit qendror dhe asociacionit. Jam i bindur se Gjykata Kushtetuese, nëse shkon në Gjykatë, nuk ka sit ë mos I thotë jo. Sepse kur shkon më pishtë në tekst që flet për komisionin e Arbitrazhit aty i jep një rol Bashkimit Evropian. Ne nuk mund të kthehemi në atë situatë për shkak se kemi institucione, gjykata e lërë më për çështje administrative. Ky nen për vlerësimin tim është problematik dhe kundërkushtetues.”, tha Tahiri në DPT te Fidani.
Ai tha se problematika tjetër është ajo që lidhet me përgjegjësitë në arsim dhe shëndetësi.
“Aty shihet qartë se është menaxhim, tek komunat me shumicë serbe tek ai sekondar dhe terciar I jepet Graianicës dhe Mitorvicës së Veriut i jepet kompetenca e arsimit të lartë. Këtu Asociacioni e merr një përgjegjësi që ndërlidhet me ofrimin e këtij shërbimi. Gjuha është shumë e sofistikuar, Aty fliet për një agjenci si private, sa kam mujt me lexu, por është shumë problematike. Aty është një super strukturë që nis me presidentin dhe zëvendësin.”, u shpreh ai.
Tahiri tha se draft-statutin e Asociacionit e kanë parë edhe përfaqësuesit e opozitës.
“Të pestiti i kemi marrë draftet. A i kanë lexu a jo, nuk e di.”, tha ai.