Tahiri i AAK-së thotë se zgjedhjet ndodhin kur të shkarkohet qeveria Kurti

27 maj 2024 | 11:41

Shefi i grupit parlamentar AAK  Besnik Tahiri, ka thënë se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

“AAK-ja do të dërgoj një përgjigje me shkrim për të konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Tahiri, duke iu referuar iniciativës për shpërndarjen e Kuvendit.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se nuk ka negociata e as kushte, por sipas tij dorëzimi i kësaj qeverie duhet të ndodh me dorëheqje për shkak se ajo do të dorëhiqet dhe se nuk mund ta mbajë  deri në fund.

“Dorëheqja duhet të ndodh deri në gusht”, ka thënë Tahiri të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësimin…