Tahiri i AAK-së: Zgjedhjet e reja, festë për të gjithë

22 dhjetor 2020 | 16:53

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qytetarët kanë festë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Këto komente Tahiri i ka bërë pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ishte një takim me u.d e presidentit të vendit. Temë diskutimi ishin zgjedhjet dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese që e detyron vendin që të shkojë në zgjedhje për 40 ditë. Diskutuam potencialisht kohën optimale që këto zgjedhje të ndodhin. Në çfarëdo situatë kur vendimi transferohet tek qytetari tek sovrani, është një festë për të gjithë ne. Kosova ka dëshmuar për stabilitet institucionale, e ka dëshmuar edhe në kohë të vështira që dinë të organizojë zgjedhje dhe shpresoj që do të kalojmë mirë dhe suksesshëm”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka folur edhe për datën e mundshme se kur mund të mbahen zgjedhjet.

“Ne folëm edhe për datën se kur mund të mbahen këto zgjedhje ashtu siç e ka përcaktuar edhe Gjykata Kushtetuese, do të thotë 5 maji është një datë kur skadon edhe mandati i ushtrueses së detyrës së Presidentit. Osmani u zotua se do të vazhdojë edhe më gjatë diskutimi me partitë e tjera për këtë çështje”, ka thënë Tahiri, duke i uruar qytetarët për zgjedhjet e reja.

“Kosovë urime zgjedhjet dhe shihemi pas zgjedhjeve në rrethana të tjera”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka refuzuar ofertën e parë…