Tahiri i kërkon Kurtit të sqarojë se ku qëndron Kosova me çështjen e vizave

17 nëntor 2022 | 11:02

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të sqarojë dy çështje në lidhje me liberalizimin e vizave.

Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, ka pyetur Kurtin se çka ka ndodhur dje me vizat dhe se ku qëndron Kosova me këtë çështje.

Më tutje, deputeti i AAK-së, ka thënë se, Kosova është duke u vendosur në një situatë të pafavorshme duke kujtuar deklaratat e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave.

“Si Kuvend nuk mund të rrimë të heshtur dhe s’mund të reflektojmë në një paaftësi serioze të qeverisë në raport me trajtimin e agjendës së Integrimit Evropian dhe liberalizim të vizave. Kthehuni mbrapa 2 muaj dhe lexoni deklaratat e kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave për vizat, e patën pru aq afër saqë më të vërtetë është duke e vendos kjo qasje, kjo paaftësi serioze, Kosovën në një situatë jashtëzakonisht të pafavorshme. S’ka informata as tash e as më herët se çka është duke ndodhur”.

“Për vizat, të gjithë e dimë që është një arritje meritore e gjitha qeverive veç e veç, të gjithë e kanë dhënë kontributin, por paaftësia dhe pazotësia për ta trajtuar këtë temë, është për secilën kritikë dhe kërkoi nga Kurti t’i sqaroj dy çështje. Çka ka ndodhur dje me vizat dhe ku jemi, dhe e dyta a e ka në plan të procedojë kërkesën për vend kandidat duke e ditur se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë vendim nga Unioni Evropian. Kërkesa jonë është me bo kandidaturën me përgatit dokumentacionin për vend kandidat në këtë vit”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kampionatin Botëror do të marrin pjesë disa prej futbollistëve…