Tahiri i PDK-së: LV-ja nuk do të arrijë ta krijojë më qeverinë
15 janar 2024
| 14:04
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shtuar se qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita.
Ai ka deklaruar të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë më në qeverisje.
“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.