Tahiri i PDK-së: Njerëzit e LV-së në KEK kanë menaxhuar rreth 600 milionë euro, 105 milionë euro kanë dhënë kontrata njëburimore

24 tetor 2024 | 13:01

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti për situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Në debatin parlamentar, që po diskutohet për skandalet në këtë kompani, ai ka thënë se njerëzit e partisë në pushtet i kanë keqpërdoru parat e kësaj kompanie.

Në adresimin e tij, Tahiri ka thënë se KEK menaxhohet prej njerëzve të pushtetit që gati 5 vite.

“Kemi hyrë në vitin e pestë ku Korporata Energjetike e Kosovës menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga LV-ja. Pra, nëse shohim në total, buxheti që është shpenzuar për këto vite e kalon shifrën rreth 600 milionë euro, që në fakt nuk dihet dimë saktësisht se nga kush janë menaxhuar. A janë menaxhuar nga bordi? A janë menaxhuar nga drejtori? A janë menaxhuar nga Dejona, a janë menaxhuar nga Nagipi apo janë menaxhuar nga Martini?”, ka thënë Tahiri.

Ai ka treguar edhe për kontratat njëburimore të kësaj kompanie.

“E kemi evidentuar që janë rreth 105 milionë euro kontrata njëburimore. Për dy vite, po flasim vetëm për vitin 2022 dhe 2023, jo për vitin 2020, 2021 e as për vitin 2024”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe është shtrenjtuar edhe energjia.

“Duke qenë Korporata Energjetike në drejtimi e LV-së ka ndodhur shtrenjtimi i 100 për qind i energjisë elektrike, pa çka se e kemi dokumentuar në këtë kuvend që nevojat tona të brendshme janë mbuluar pothuajse 90 për nga burimi në i brendshëm i energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Zoge Shalën, anëtare e Grupit të të Rinjve…