Tahiri i PDK-së, Rrustemit të LV-së: Ti je përfaqësuesi më i mirë i hajnave në Kosovë
02 dhjetor 2024
| 13:32
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është përfshirë në një polemikë me deputetin e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
Tahiri e ka quajtur Rrustemin si përfaqësues të hajnave në Kosovë.
“Ti je përfaqësuesi më i mirë i hajnave në Kosovë. Ti je përfaqësuesi i vëllait dhe dajës së Fitore Pacollit”, ka thënë Tahiri.