Tahiri i PDK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë së Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për 4-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë së Kosovës.
Tahiri ka shkruar në “Facebook” se ata kanë qenë bashkë në kohët më të vështira të Kosovës.
Sipas tij, tani bashkë po e përballojnë edhe kapitullin e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtar.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre janë protagonistë të faqes më të ndritur të historisë sonë. Ata kanë qenë bashkë në kohët më të vështira të Kosovës, bashkë po e përballojnë edhe kapitullin e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe si çlirimtarë, bashkë do t’i rikthehen Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës i dhanë vitet më të mira të jetës”, ka shkruar Tahiri.