Tahiri i reagon BE-së: Për çfarë neutraliteti po flisni, na kanë njohur 22 shtete anëtare
25 shkurt 2021
| 12:07
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar Bashkimit Evropian që hartën në zyrën e Miroslav Lajçakut, ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë, e ka arsyetuar me pozicion neutral të BE-së ndaj statusit të Kosovës.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se për çfarë neutralitetit po flet BE-ja, kur 22 shtete anëtare të saj e kanë njohur Kosovën si shtet, raporton “Epoka e re”.
“Shumica dërrmuese e vendeve anëtare të BE kanë njohur shtetin e pavarur të #Kosovës. 22 e kanë njohur dhe, vetëm 5 ende nuk e kanë njohur. Për çfarë lloj ‘neutraliteti statusi’ po flasin disa zyrtarë të #BE-së?”, ka shkruar ajo.