Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Jeni joseriozë

28 tetor 2024 | 12:35

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Kosova me qeverisjen e Vetëvendosjes është në gjendje të mjerueshme.

Lidhur me qëndrimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për çështjen e Asociacionit, Tahiri ka thënë se janë vetëm deklarata elektorale, sepse sipas tij nuk shihet interesi i qytetarëve.

“Këta janë joseriozë. Kjo është situatë e mjerueshme. Veç një fat e kemi, se jemi në prag të zgjedhjeve. Këto janë qëndrime tash në prag të zgjedhjeve, elektorale të tyre. Dhe nuk i sjellin asnjë benefit as Lëvizjes Vetëvendosje por as Qeverisë së Kosovës. Kjo është Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë asnjë përcaktim fatkeqësisht. Nuk shihet interesi i qytetarëve”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Në zgjedhjet e 9 shkurtit…