Tahiri: Ka ardhur koha që ShBA-ja ta udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

12 janar 2023 | 11:02

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se ka ardhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të marrin nën udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet ende proruse.

“Nuk mund të presim paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet proruse. Është koha që ShBA-ja ta marrë udhëheqjen për ndërmjetësimin e dialogut Kosove-Serbi, me përkrahjen e partnerëve evropianë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi “974”, arenë në të cilën u zhvilluan disa prej…