Tahiri: Kandidimi i Veselit për kryeministër është shpresë për Kosovën
Ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti është më e vendosur se kurrë për t’i ofruar vendit një qeverije progresive.
Tahiri nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” se aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar.
“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian. Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha. Aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se zoti Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar. Kandidimi i tij, është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/PDKqender/videos/1149798458539641/