Tahiri kërkon nga BE-ja ta publikojë draftin e Asociacionit

25 qershor 2024 | 15:29

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që të publikohet drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është hartuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Reagimi i saj vjen pas deklarimit të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit.

Tahiri ka thënë se BE-ja duhet ta publikojë këtë draft për ta parë populli i Kosovë, sepse siç thotë ajo: “populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja”.

“Pasi Lajçaku pohon se Asociacioni i propozuar nga BE-ja është i mirë dhe se Kurti e ka pranuar – atëherë pse BE-ja s’po e bën publike dokumentin që ta shoh populli i Kosovës, sepse populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Objekti i poligonit ‘Patriot’ në Gjakovë është thyer nga hajnat,…