Tahiri kërkon nga Kurti sigurimin e vaksinave kundër Covidit

24 maj 2021 | 11:18

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sa i përket çështjes së vaksinave kundër Covid-19, duke theksuar se është vonuar shumë në sigurimin e tyre.

Ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të angazhohen më shumë në sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinave anti-Covid, dhe t’i nënshkruajnë kontratat me kompanitë farmaceutike.

“Unë mendoj që ne jemi vonuar shumë me sigurim të vaksinave. Interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe kërkesa e tyre për vaksinim është shumë e madhe. Si komuna po bëjmë të pamundurën me stafin tonë që t’i kryejmë në kohë procesin e vaksinimit. Ju keni parë në Vushtrri një rregull të jashtëzakonshëm gjatë procesit të vaksinimit por mungesa e vaksinave ka bërë që të kemi fluks më të madh të njerëzve dhe të moshuarve nga frika se do të mbesin pa u vaksinuar dhe kjo po i shkakton tollovi”.

“Prandaj ftesa ime si kryetar komune, në emër të të gjithë të moshuarve është ju lutemi siguroni sa më shumë vaksina. Më shpejtë vaksinat, nënshkruani kontratat. Asnjë prioritet më të madh në këtë vend”, ka deklaruar Tahiri për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonora Jakupi është një nga këngëtaret më të dashura për…